“Kam nervin që…”/ Varrosi pjesë e BBV3? Kujt do i jepte ai zarf të zi…

07/05/2023 16:05

Reperi i njohur Varrosi, i ftuar në “Mos i bjer me top”, ka treguar nëse do bëhej pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Ai shprehet se kjo gjë nuk është e mundur sepse e ka pak të vështirë të kontrollojë nervat. Ndërsa i pyetur se kujt do i jepte zarf të zi nga estrada, ai u shpreh duhet të mbushë dy çanta me zarfe dhe t’i shpërndajë me helikopter.

Erjola Doci: Do bëheshe pjesë e “BBV3”?

Varrosi: Do thosha jo. Jo sepse e kam një gjë të keqe, nervin.

Ronaldo Sharka: “Big Brother” ka treguar që është menaxhues i mirë nervash.

Varrosi: Po të futesha, do futesha vetëm për gallatë, për të bërë gallatë.

Erjola Doci: Kujt do i jepje zarf të zi në estradë?

Varrosi: Duhet të kisha nja dy çanta plot me zarfe të zi që t’i hidhja me helikopter. Zarf të zi do i jepja të gjithë kundërshtarëve që na kanë dalë kundra.

Erjola Doçi: Vini diss-in e Varrosit dhe aty i keni emrat.

Varrosi: Po dëgjoni diss-in dhe i keni emrat aty. Të gjithë atyre do i jepja zarf të zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA