
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me tregtarët dhe banorët e zonës së Xhamllikut.
Ndërsa shpërndante programin elektoral, ai tregoi respekt edhe për kundërshtarët në garë.
Banorja: Jeni shumë të mirë, por ne votojmë për Erion Veliajn.
Bejko: Shumë mirë. Megjithatë, lexojeni dhe programin tonë
Banorja: E di se të ndjek
Bejko: Më ndjek…
Bejko tha se do të ulë kostot për tregtarët e zonës, në mënyrë që banorët të ushqehen me produkte të freskëta pa iu rënduar xhepi
“Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”.
Top Channel