Fushata e “Bashkë Fitojmë”/ Kandidati Këlliçi në njësinë 9 në Tiranë

07/05/2023 11:41

Kandidati Belind Këlliçi i koalicionit Berisha-Meta, ishte në Njësia 9 në Tiranë.

“Është shumë e vërtetë, e kam thënë dhe e rithem këtë, shkolla “Sami Frashëri” është një shkollë shumë e nderuar në Tiranë. është një gjimnaz i shkëlqyer, por nuk ka pse të bëhet 700 mijë euro fasada e një shkolle, kur ndërkohë, po ju marr rastin e fundit, në Yrshek dhe në Katund të Ri nuk ka shkollë. Në Vishnje nuk ka shkollë. E ndërkohë, me ato para që është bërë vetëm fasada e një shkolle në Tiranë, sepse nxënësit e një shkolle nuk kanë nevojë për fasada, nxënësit kanë nevojë për klasa të mira, për ambiente të mira, të sigurta me ngrohje në dimër, sigurisht me aq para mund të ishte bërë një shkollë tjetër. Pra nuk ka të bëjë me gjimnazin por ka të bëjë me vjedhjen e fondeve nga ana e bashkisë Tiranë”.

Një grup nxënësish shkolle, patën këtë kërkesë për Belind Këlliçin.

“Me fitore me fitore, inshallah do fitojmë. Autobusët mos i harro! Edhe atë, edhe atë, nënkalimin aje”, u shprehën fëmijët.

“Autobusin falas e dini ju. Autobusin falas, pa pagesë! Ore ju dikeni programin më mirë se gjithë të rriturit o burri dheut. Qenkeni në rregull fare. Ku më keni parë, në Tik Tok?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA