Një 55-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Bulqizë, pasi u përplas nga një kamionçinë me gurë teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Blacë në njësinë administrative Shupenzë, sakaq viktima është I.D., rreth 55 vjeç, nga fshati Shtushaj i Bulqizës.
Shtetasi me inicialet A.T., 39 vjeç, teksa ka qenë duke ngarkuar kamionçinën me gurë, nuk e ka siguruar mirë dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e 55 vjeçarit.
Shtetasi I.D., në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi u godit prej tij. Policia ndodhet në vendngjarje, sakaq është bërë edhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel