Zhaklina Lekatari, në një intervistë mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “BBV2”, ka treguar se ka gjatë eksperience ka kaluar shumë momente të bukura, por edhe të vështira, pasi ka marrë plot kërcënime
E pyetur për deklaratën e saj ‘dua të shoh se*ks brenda shtëpisë’, Zhaklina u shpreh sa ka qenë një provokim dhe grackë për Kiarën.
Elio: Sa je kërcënuar apo paragjykuar në të gjithë këtë eksperiencë?
Zhaklina: Jashtëzakonisht shumë. Ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme, edhe shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë, por në fund të ditës ia vlejti.
Elio: Një deklaratë e jotja që do ngelë, është “dua të shoh se*ks” në shtëpi”. Sa ka reflektuar, a mendon se është zgjidhja e duhur për të bërë spektakël, kryerja e një marrëdhënie seksuale dhe sa e rëndësishme është në një çift aty brenda kjo gjë? Unë jam pro teje, por populli ndoshta…
Zhaklina: Në fakt, kur unë deklarova që dua të shoh se*ks në shtëpinë e “Big Brother”, nuk është se doja vërtet të shihja seks, por ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur dhe për shkak të kthimit, të sjelljes që kishte patur Kiara, apo të sjelljes së arrogancës që ajo po tregonte në ato momente. Për ta bërë që të binte të grackë, unë bëra këtë deklaratë në mënyrë që ajo të tregonte të vërtetat e saj.
Top Channel