Butrint Imeri harron Kiarën dhe lidhet me modelen braziliane? Deborah: Ai është shumë simpatik…

07/05/2023 16:55

Butrint Imeri ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, ku është përfolur se është në një lidhje dashurie me modelen braziliane, Deborah Anselmo, e cila ishte pjesë e videoklipit të fundit që ka publikuar këngëtari.

Modelja në një lidhje në “Skype” në rubrikën “Mos i bjer me top”, ajo ka folur më gjatë për marrëdhënien mes tyre dhe bashkëpunimin.

E pyetur nëse është në një lidhje me Butrintin, modelja është shprehur se ata janë thjesht shokë shumë të mirë edhe pse do dëshironte shumë të ishte e dashura e tij.

Deborah Anselmo: Ftesa më erdhi nga menaxherja ime Daniela dhe më tha që na duhet profili yt në këtë videoklip. Unë e vendosa shumë shpejt nëse do isha pjesë ose jo dhe u përgjigja pozitivisht, pasi i besoj asaj. E kam shijuar shumë, ishte kënaqësi të njihja Butrinin. Puna me të ishte e mrekullueshme. E shijuam të gjithë sepse nuk e konsideron punë, kur bën atë që të pëlqen, pasi e bën me zemër, me energji.

Modelja është pyetur se kanë dalë fjalë që ajo dhe Butrinti janë në një lidhje, por ajo e përgënjeshtron diçka të tillë, duke u shprehur se janë vetëm miq të mirë.

Deborah Anselmo: Ajo që shkruhet do doja të ishte e vërtetë, me të vërtetë do doja, por ne jemi vetëm shokë, shokë shumë të mirë dhe kemi një energji të paparë në punë. Ai është shumë simpatik dhe një njeri shumë i mirë, por jemi thjesht shokë. Faleminderit për ftesën Top Channel dhe një puthje të madhe për fansat e Butrintit dhe shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA