Arbana Osmani: Kam qenë një gocë e fortë/ Eduart Grishaj: Uroj të duhemi gjithmonë si sot…

07/05/2023 17:45

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë intervistuar nga gazetari Elio gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku kanë folur për emocionet e tyre

Arbana shprehet se Eduarti ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të, në këtë rrugëtim dhe është e lumtur që e ka në krahë. Ndërsa kanë festuar të dy ditëlindjen, mbrëmjen e djeshme, Eduarti ka bërë një urim të ëmbël. Ai shpreson që të bëjnë spektakle kaq të mira sa ky i këtij viti dhe të vazhdojnë të duhen kaq shumë edhe në të ardhmen.

Elio: Si ndiheni kur mbyllni gjithë mbrëmjen, si ndiheni kur kaloni pseo debatet për hir të punës, çfarë i thoni njeri-tjetrit?

Arbana Osmani: Unë kam fatin ta kem Edin mbështetjen më të madhe edhe në punë sepse ndajmë shumë projekte dhe “Big Brother VIP” është një prej tyre, kështu që duke qenë një program që ka shumë volum pune dhe goxha presion herë pas here, jam e lumtur që e kam në krahë për të ndarë momente të vështira dhe momente të bukura. Kështu që jam thjesht me fat.

Elio: Çfarë i thua vetes në këtë ditëlindje?

Arbana Osmani: I them që  ke qenë një gocë e fortë.

Elio: Çfarë urimi i bën vetes dhe Arbanës në këtë ditëlindje?

Eduart Grishaj: Që të bëjmë spektakle të tjera të mira kështu dhe të vazhdojmë të jemi bashkë dhe të duhemi si sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA