25/11 16:26
Real Madrid është gati për finalen e Kupës së Mbretit.
Skuadra e Carlo Ancelottit do të sfidojë të shtunën (22:00) Osasunën në Sevilla.
“Los Blancos” synojnë trofeun që mungon prej vitit 2014, ndërkohë që trajneri italian karikon djemtë e tij.
“Është gjithmonë emocion i madh të luash një finale. Personalisht e marr gjithmonë sikur do të jetë finalja e fundit.
Të njëjtën gjë mendova edhe në vitin 2003, por nuk rezultoi e tillë. Njësoj mendoj edhe sot.
Kam vetëm një kërkesë për lojtarët: 2 momentin, pasi finalet janë ndeshje të veçanta.
Jemi përgatitur me dëshirë dhe entuziazëm të madh. Kemi ardhur me meritë deri këtu. Do japim gjithçka për të fituar”, theksoi Ancelotti./ SuperSport
Top Channel