Ky është projekti fitues i stadiumit të ri Flamurtari” në Vlorë.
Studio belge arriti të triumfojë në garën me dy studio të tjera të arkitekturës bashkëkohore, italiane dhe amerikane.
Gjatë konkursit ndërkombëtar për stadiumin e Vlorës, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, që e vlerësoi sportin prioritet të qeverisë.
“Vlora prej kohësh kërko një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar”- tha Rama.
Ky projekt sipas Ramës do të pasohet nga të tjerë me synimin për të zgjeruar hapësirat sportive në kryeqytet.
“Së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit të dytë të Tiranës, sërish me një partneritet publik privat”- tha Rama.
Veç stadiumeve, Rama premtoi se pas marrëveshjes me klubin e Manchester city për krijimin e një akademie futbolli në Durrës, është në bisedime me një tjetër klub europian për Vlorën.
“Unë jam duke folur me një klub tjetër futbolli europian që ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta që ta kemi edhe në vlorë një akademi me standard të larta”.- u shpreh ai.
Me mbarimin e zgjedhjeve vendore, kryeministri vuri në dijeni Federatën Shqiptare të Futbollit se do të kenë një presion të shtuar për investime të reja për fëmijët.
Top Channel