Pesë ndeshje nga fundit dhe pesë pikë përpara vendit të dytë, Tirana do të provojë sot të mbajë këtë ritëm për t’u rishpallur kampione e vendit.
Synimet janë të ndryshme për të dyja skuadrat, pasi edhe Teuta e cila në këtë vit ka patur shumë luhatje, kërkon me doemos një rezultat pozitiv për t’u shkëputur nga zona e play out.
Mes mungesave të shumta, bardhe blutë në këtë ndeshje nuk do të kenë as portierin kryesorë Visar Bekaj.
Ndërkohë që veç Teuta-Tiranës sot do të luhen dhe 3 ndeshje të tjera të Abissnet Superiores. Partizani i vendit do të dytë do të provojë të mbajë gjithashtu ende gjallë shpresat për garën për titullin përballë Kukësit në kompleksin e tij, me verilindorët që aktualisht janë në zonën e play out. Ndërkohë do të luhet gjithashtu edhe Egnatia-Bylis dhe Kastrioti-Vllaznia.
Top Channel