Kandidati socialist për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi ishte i ftuari i radhës  në episodin e pestë të podkastit “Flasim” të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Kandidati e konsideron një mision tjetër të jetës së tij përfshirjen në garën në 14 majit.

“Hezitova për të…mendoja a ia vlen ta ndërhyja këtë mënyrë jetese sepse është një sfidë më vete, por Saranda dhe Ksamili janë destinacione për tu bërë, do jap të gjitha alternative dhe të ngulmoj, pasi janë shporta hapëse dhe mbyllëse e turizmit shqiptar. Ishte pak skeptike. E kam si sfidë që mos ta turpëroj familjen, po s’bëre emër je një kalimtar. Vëllai e shikonte më shumë në prizmin e biznesit. E mendoja që është pak për mua ajo gjëja dhe doja të merrja një mision tjetër”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama në mbyllje në intervistës ndau me ndjekësit një prej porosive që i ka lënë babai i tij.

“Im atë më ka lënë një porsi, ndër disa që unë e kujtoj, ‘në këtë jetë asgjë nuk lëmë më shumë se sa një kujtim i mirë’, mos e harro këtë, pyete veten çfarë ke bërë sot për të lënë një kujtim të mirë, mirë bëre gjë sot, po kujtimi?”, tha Rama.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA