Shumë komente janë bërë në lidhje me statujën e Nënë Terezës në Rinas, e më “pikanti” ka qenë ai që kjo statujë ngjan me një organ gjenital.
Këtyre komenteve autori i Veprës Ilirian Shima, i është përgjigjur duke thënë se secili mund të mendojë si të dojë, por e mira është të vlerësohen të gjithë elementët e veprës.
Ilirian Shima: Çdo njeri e sheh si të dojë por e mira është tek një lëvizje e re, nuk them që duhet t’i ikim realizmit komplet pastaj është edhe diçka tjetër, por ajo hapësira që është aty brenda duket qartë nga njerëzit. Është një hapësirë që është strehë dhe mu bë qejfi shumë që qarkulloi fotografia e Roland Pashës.
Nga ana tjetër moderatorja Jetona Koçibelli është shprehur se e vlerëson veprën dhe të gjithë elementët përbërës të saj.
Jetona Koçibelli: Më lejo të të them mbështetjen time për këtë vepër, është diçka përtej realizmit nuk kemi pse ta shohin vetëm realiste siç e kemi parë gjithmonë, është vepër simbolike me lutjen e përhershme me mirësinë e saj dhe materien e mermer. Ka pasur edhe shumë mbështetës e persona që e kanë pëlqyer.
Ilian Shima: Unë jam lumturuar që në momentin që e kam bërë. Po të vërehet mirë mund të shihet një draperi perëndish aty poshtë, si ka mundësi që askush nuk e pa atë e duan ta injorojnë. Është hyjni si perëndeshat e Olimpit.
Top Channel