Barcelona nuk bën të njëjtin hap fals si Reali, katalanasit mundin Celta Vigon dhe i afrohen “Los Blancosve” në krye 09/11 23:04
Pas vetëm një sezoni në Seria B, Genoa rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, Seria A.
Genoa ia doli që të sigurojë ngjitjen, pasi duke mbetur edhe dy ndeshje nga mbyllja e kampionatit, kjo skuadër ka arritur që matematikisht të blindojë vendin e dytë në renditje, pas Frosinones.
Pas fitores 2-1 ndaj Ascolit këtë të shtunë, takim i vlefshëm për javën e 36-të, Genoa shkoi në kuotën e 70 pikëve, plot tetë më shumë se Bari i vendit të tretë.
Kështu pas një “pushimi” prej një sezoni, Genoa rikthehet për të vazhduar punën në Seria A.

Top Channel