Këlliçi premton referendum, kandidati i “Bashkë fitojmë”: Do t’i rikthejmë

06/05/2023 12:30

Paketës së premtimeve elektorale Bëlind Këlliçi i  shtoi zhvillimin e  referendumeve lokale për çështje me interes për kryeqytetasit.

Këlliçi: Dhe për shembull pse jo kemi dy opsione për Teatrin e Kukullave: A ta kthejmë në një muze të Tiranës, qëndron një ide, në një muze etnografik të kryeqytetit apo ta kthejmë në një muze të parlamentarizmit shqiptar apo ta kthejmë në sallën e këshillit bashkiak të Tiranës, pra ta rijetëzojmë. Kështu që duke rikthyer referendumet lokale, unë gjykoj se ne i japim fuqi qytetarëve, i japim fuqi qytetit, edhe sigurisht ne jetojmë në një demokraci funksionale dhe nuk duhet ta jetojmë vetëm në letra.

Nevojën e  rikthimit të referendumeve lokale kandidati i koalicionit   “Bashkë Fitojmë”  e lidh me  praktikën e ndjekur nga rivali i tij socialist  ku godina të trashëgimisë kulturore sipas tij janë prishur pa pyetur qytetarët.

Këlliçi: Objekte shumë të rëndësishme për memorien e qytetit, në mënyrë të qëllimtë lihen në degradim, shpesh herë u është vënë dhe zjarri në këto 8 vite, në mënyrë, unë po them të qëllimtë, por në mënyrë shumë të çuditshme dhe më pas kemi parë se si kryebashkiaku aktual dhe drejtues të qeverisë qëndrore kanë dalë dhe në emër të rimëkëmbjes së këtyre godinave apo zhvillimit të këtyre pronave, është folur për projekte inovatore, që më pas kanë përfunduar në tulla, llaç dhe beton.

Në tryezën me profesionistët e lirë , kandidati i Bëlind Këlliçi ripërsëriti ftesën për debat publik me Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA