Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë Fushata elektorale po shkon drejt finishit dhe partitë garuese kanë nxjerrë gjithë arsenalin për të sulmuar kundërshtarin politik.
“Edi Rama po kërcënon, mos votoni kandidatët e opozitës se nuk do keni para. Më lejoni t’i them një fjalë: atje nga fshati yt rrëzë Shpiragut kanë një fjalë, i thonë gusht e gunë. Dhe unë po ta them, gusht dhe pushteti yt merr fund! 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës, dhe Car Dushanit.“- u shpreh Berisha.
Në vendlindje e tij Tropojë Berisha tregoi se kandidatit të majtë Rexh Byberi nuk i fal që tradhtoi demokratët për socialistët, ndërsa në Has i kujtoi kandidatit të majtë Halit Mulaj sesi djali i tij u kap duke shpërndarë ushqime në këmbim të votave.
“Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël. Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.”– tha Berisha.
Java e fundit e fushatës i gjeti të ndarë dy aleatët. Ilir Meta i cili ka braktisur kohet e fundit mitingjet ë mëdha u shfaq ne Fier në një takim të ngushtë me strukturat e partisë së tij.
“Shumë shpejt ora e drejtësisë është për të korruptuesin e Mec Gonigal, edhe 6 ditë edhe Shqipëria do japë mesazh të jashtëzakonshëm kudo duke shkuar ne 14 maj, ne ditën e gjykimit. Merr fund epoka e Ramoviccit këtu ne Fier dhe kudo.“- tha Meta.
Meta dhe Berisha pritet të bashkohen në Tiranë në mitingun përmbyllës të fushatës në 12 maj në sheshin Nënë Tereza .
Top Channel