Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, foli për vështirësitë që e presin skuadrën e tij në sfidën me Newcastle, në transfertë (të dielën).
“Do të jetë shumë ndryshe nga një vit më parë (kur “Gunners” pësuan disfatë dhe humbën pjesëmarrjen në Champions). Sigurisht që ne do të duhet të luajnë shumë më mirë se atëherë. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë të fortë në shtëpi”.
“Kam mësuar nga shumë trajnerë, madje edhe nga Sam kur luaja kundër ekipeve të tij. Për një trajner të huaj është e rëndësishme të mësojë, anglezët, në njëfarë kuptimi, kanë ruajtur thelbin e lojës dhe Sam pa dyshim luajti një rol të madh në këtë.”
Sa i përket riaftësimit të Salibas, Arteta sqaroi:
“Ai ndihet më mirë, por nuk ka bërë ende stërvitje me grupin, nuk presim që ta kemi në dispozicion së shpejti, por nuk mund të them nëse do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.”/ Super Sport
Top Channel