Amber Heard largohet nga Hollywood dhe ‘fshihet’ në Madrid pas gjyqit skandaloz me Johnny Depp (fotot)

05/05/2023 19:27

Pas mbylljes së martesës së tij dhe gjyqit të kthyer në një telenovelë, aktori amerikan Johnny Depp po përfiton duke publikuar një libër mjaft të promovuar, dhe do të jetë në natën e hapjes së festivalit të filmit në Cannes këtë.

Por jo gjithçka duket se po shkon mirë për ish-gruan dhe më pas rivalen e tij ligjore Amber Heard e cila nuk është parë shpesh që prej gjyqit të shpifjes vitin e shkuar.

Por mediat kanë zbuluar tashmë se Heard kërkon të ndërpresë çdo lidhje me Hollywood dhe pa shumë zhurmë është vendosur në Spanjë, me bijën e saj Oonagh. Një mikeshë e saj tha së fundmi: “Ajo flet gjithashtu gjuhën spanjolle dhe është e lumtur atje, pasi kërkon të rrisë të bijën parg zhurmave.”

“Nuk besoj se dëshiron të kthehet për të punuar në Hollywood, por ndoshta vjen kur të vijë roli ose projekti i duhur për të”.

Amber, protagoniste e filmit Aquaman ka shitur vitin që shkoi shtëpinë e saj në Kaliforni për $1.1milionë, gati dyfishin e shumës që e kishte blerë.

Tashmë aktorja raportohet se është zbuluar duke jetuar në periferi të Madrid me të bijën dy-vjeçare Oonagh, dhe me sa duket është ndarë dhe nga një e dashur që vinte me të në gjyqin e skandalit.

Heard nuk ka punuar që prej xhirimeve të filmave Aquaman e ‘The Lost Kingdom’ (Mbretëria e Humbur) në vitin 2021.

Ndërsa Depp kohët e fundit raportohet se ka kaluar pushime në një ishull privat që ka blerë në Bahamas me të venë e mikut të tij Jeff Beck, Sandra, teksa pritet të marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie në Londër këtë verë, para se të rikthehet te filmat me një homazh për artistin italian Modigliani.

FOTO GALERI
1/5
Pas mbylljes së martesës së tij dhe gjyqit të kthyer në një telenovelë, aktori amerikan Johnny Depp po përfiton duke publikuar një libër mjaft të promovuar

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta