Një 37 vjeçar është arrestuar pasi tentoi të ndihmonte një vajzë të mitur të kalonte kufirin ilegalisht për të shkuar në Maqedoninë e Veriut.

J. K., banues në Pogradec është ndaluar me iniciativë nga policia në Qafë Thanë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara.

Ai do ta ndihmonte 45 vjeçaren për të kaluar kufirin kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të shtetasit J. K., me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA