Stadiumi i ri ‘Niko Dovana’! Rama: Me Akademinë e Futbollit e kthejmë Durrësin në destinacion të talenteve të reja

04/05/2023 09:58

Sot zhvillohet finalja e konkursit Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri ‘Niko Dovana’ në Durrës.

Kryeministri, Edi Rama, i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve finaliste, tha se projekti nuk do të jetë thjesht një stadium, por një qendër me atraksione që do e kthejnë Durrësin në një destinacion të talenteve të reja.

Rama tha se janë mbi 100 mijë të rinj djem e fëmijë që janë të regjistruar në sistemet futbollistike Evropiane.

“Nuk është thjesht një stadium, por qendër e re e qytetet ku synimi është te kemi kushtet optimale për të pasur një qendër plot jetë 24/7, ku të këtë atraksione për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë Durrësin. Do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai në Korçë, kemi pasur 3 alternativa interesante por për të zgjedhur vetëm njërën prej tyre. Dua të uroj të gjithë ata që morën pjesë, veçanërisht finalistët që i angazhuan kohë këtij projekti, miqtë që kanë pranuar ftesën tonë për të na ndihmuar në këtë vendimmarrje. Dua t’i siguroj të gjithë që jemi të vendosur të bëjmë për Durrësin shumë më tepër akoma. Durrësi është në një moment kthese të madhe, ka përpara një të ardhme të afërt, shumë domethënëse dhe kuptimplotë me një perspektivë të qartë për komunitetit. Në fushën e sportit duam të bëjmë shumë më tepër. Për ta kthyer Durrësin në një destinacion të talenteve, akademia e Manchester City, këtë synojë.

Kemi marrë ekskluzivitetin që të kemi një qendër për të gjithë rajonin, do të jetë destinacion për talente nga gjithë rajoni. Natyrisht kjo hap dhe një perspektivë tjetër po ta marrim me radhe, ne do të ngremë grupin tonë këtu Durrës City. Durrësi do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen. Akademia dhe shkolla e futbollit i shërbejnë të gjitha grupeve në Shqipëri, akademia nuk është ekskluzive për talentet dhe lojtar të vegjël apo të rinj, akademia është në shërbim të të gjitha klubeve që bazuar ne seleksionimin e përgjegjësve të akademisë çojnë sportistë. Numri i të rinjve i fëmijëve të rinjve që janë të regjistruar në sistemin e futbollit në Shqipëri, në atë sistem që ende ka nevojë të forcohet dhe atyre që janë regjistruar në sistemin e futbollit europian, është marramendës. Janë mbi 100 mijë që janë të regjistruar në sistemet futbollistike europiane, ne besojmë që talenti ne Shqipëri dhe familjen tonë kombëtare i cili duhet mbështetur përbën bazën e një prespektive, për Shqipërinë, imazhin, ekonominë, turizmin e të gjitha këto me radhe. Ne do të vazhdojmë më tutje edhe për pjesën e krijimit të sistemeve mbështetëse, fushat e futbollit. Kemi folur për këtë në çdo njësi administrative, pak nga pak edhe komplekse”- tha Rama në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA