Në Bashkinë Vorë, votimi dhe numërimi elektronik nuk është risi, ndryshe nga Elbasani dhe Kamza, ku kjo teknologji do të zbatohet për herë të parë.
Pajisjet që do përdorën në këto dy bashki e kaluan testin me sukses.
Celibashi: Garancia e plotë që ofrojnë këto pajisje në lidhje me fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë lloj mundësie, mënyrë apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për subjekte të caktuara. Çdo kush që thotë të kundërtën është thjeshtë një spekulant politik dhe kërkon të fitojë politikisht në raport me këtë çështje.
Socialistët kanë besim tek procesi elektronik dhe nuk morën pjesë në testimin e pajisjeve elektronike. Ata janë të shqetësuar për mundësinë e infiltrimit të komisionerëve të Sali Berishës në vendet e lëna vakant nga Enkelejd Alibeaj.
Celibashi: Duhet ta kuptojnë ata së pari dhe gjithë të tjerët që nuk ka ndonjë dallim substancial nëse një anëtar propozohet nga PS, PD apo PL. E kuptoj që ato parti që shtynë shumë në këtë proces kanë pikë vështrimin e tyre por që në këndvështrimin tim është i gabuar. Ne zëvendësimin do ta bëjmë konform ligjit.
Qytetarët e Elbasanit Kamzës dhe Vorës do të jenë të parët qe do e mësojnë emrin e kryebashkiakut, vetem 30 minuta pasi te mbyllet procesi i votimit ne Bashkite e tyre.
Celibashi: Për disa qendra votimit në Elbasan mund të kemi një vonesë për shkak se në këto qendra votimi nuk ka mbulim me rrjet të telefonisë apo internet përmes së cilit të transmetojmë rezultatin por jemi duke gjetur zgjidhje alternative për të transmetuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve brenda 30 minutave nga momenti i mbylljes së votimit.
Në zgjedhjet e 14 majit, zgjedhësit do përdorin dy fletë votimi, një për kryetarët e bashkive dhe një për këshillat bashkiakë.
Top Channel