Pavarësisht se demokratët e quajnë Kukësin një bastion të tyre, një ish kryeministër socialist, si Pandeli Majko bashkë me kryeminstrin Edi Rama kërkuan votat e kuksianëve për një mandat të dytë nga Safet Gjici.

“Do marrin rrugë te kutia e votimit: Bashkë Fitojmë del Like Floriri. Keni parë ndonjëherë në historinë e botës të shkoni të votoni mos ti gjeni emrin në fletën e votimit? Ka degjenerim më të madh? Liken unë e di çfarë kam hequr, Pandi nuk më ka ndihmuar se e kishte ngrënë. Prapë Likja ke zullumi. Unë besoj se në këto zona nuk ka budallenj”,  u shpreh kryesocialisti.

Rama shpjegoi se përse nuk duhet shkuar vota tek kandidatët e  Ilir Metës.

“Ne do të duhet të bëjmë hyrjen e Kukësit. Kush do e bëjë, Likja? Jepjani votën Likes po deshët… por nuk bëhet dot hyrja po nuk qe Safeti aty”.

Pa ia përmendur emrin Edi Rama u deklarua i ashpër në atë që tha për Sali Berishën.

“Ai është bërë për të ardhur keq. Për atë tjetrin i them familjes time, nëse bëhem si ai, mos më lini të dal nga shtëpia. E keni parë, del vërdallë e vetëm shan. Kujtojnë se janë si puna e atij. Kandidatin e ka sjellë këtu se e ka ndihmuar me letrat e Gërdecit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA