Aktori i Hollivudit, Michael Douglas, do t’i shtoj listës së gjatë të vlerësimeve edhe Palmën e Artë, të cilën pritet ta marrë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Organizatorët e festivalit më të madh të filmit thanë se do të nderojnë fituesin dy herë të Oskarit në ceremoninë e hapjes së festivalit më 16 maj, në shenjë mirënjohjeje për “karrierën e tij të shkëlqyer dhe përfshirjen në kinematografi”.
Douglas, 78-vjeç, është i njohur për një sërë rolesh, duke përfshirë filma të tillë si Sindroma e Kinës, Pasionet e ulëta, Rënia dhe Jeta ime me Liberacci, të cilët të gjithë u shfaqën në Kanë.
“Është gjithmonë një frymë e freskët të jesh në Kanë, e cila ka ofruar gjithmonë një platformë të bukur për krijuesit e guximshëm, guxim artistik dhe përsosmëri të tregimit,” tha Douglas, i njohur si për “Wall Street” dhe “Fatal Attraction”.
“Që nga vizita ime e parë këtu në 1979 për “Sindroma e Kinës” deri në premierën e fundit të “Jeta ime me Liberacci” në 2013, festivali më ka kujtuar gjithmonë se magjia e filmit nuk është vetëm në atë që shohim në ekran, por edhe në aftësinë e saj për të prekur njerëzit në mbarë botën”, tha Douglas.
Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë regjisoren e ndjerë franceze Agnes Varda dhe aktoren Jodie Foster.
Top Channel