Kryetarët e rinj në veri të Kosovës/ Qeveria Kurti: Ndërkombëtarët na kërkojnë t’ua djegim mandatet

04/05/2023 20:03

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës të 23 prillit po shkaktojnë situata të reja.

Bashkimi Evropian ka kërkuar djegien e mandateve të kryetarëve shqiptarë që dolën nga këto zgjedhje. Një kërkesë e tillë duket se ka ardhur në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të kthyer serbët në institucionet e Kosovës.

Me këtë “zgjidhje tranzitore” është pajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kurti refuzoi të bëjë një zgjidhje tranzitore në të cilën ata nuk do të merrnin zyrat, pasi do të ishte turp i madh. Ai e refuzoi edhe sepse e shohin si rastin më të mirë për të dëbuar serbët

Në situatën e krijuar, njohësit thonë që është e nevojshme një zgjidhje politike për integrimin e serbëve në institucione, por që kjo nuk duhet të bëhet direkt me shtetin e Serbisë.

Që të konstituohen organet e reja qeverisëse, nuk do të thotë që nuk do të ketë marrëveshje politike pastaj, e cila do të mundësonte integrimin e serbëve

Ndërkohë, kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut thotë se janë duke u kryer përgatitjet për të marrë detyrën.

Kemi kërkesa prej Ministrisë së Pushtetit Lokal ku do të takohemi dhe harmonizojmë punët

Kryetarët e zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviçit sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale kanë kohë edhe një javë për të marrë mandatin.

Nga BE nuk kanë komentuar kërkesën për djegien e mandateve, duke iu referuar deklaratës së 2 majit të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrel, i cili kërkoi nga Kosova dhe Serbia të bashkëpunonin për të kthyer serbët e dorëhequr në institucione e mënjanuar përshkallëzimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA