“Kërkojmë votën e tropojanëve”/ Rama: Baca bën fushatë, por nuk ekziston në fletën e votimit

04/05/2023 18:48

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkon votën e tropojanëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga Kukësi ku vazhdon takimet e fushatës, kryesocialisti foli edhe për Tropojën dhe kandidatin Rexhe Byberin.

Sipas Ramës, qeverisja lokale socialiste ka sjellë zhvillim në qytetin e Tropojës.

“Rrugën e Tropojës nuk e bënë ata që morëm besimin symbyllur, e bëmë ne, komunistat. Se kështu na quajnë. Edhe pse unë s’kam qenë kurrë në partinë e punës. Ai i bëri Tropojës 11 hidrocentrale. Shyqyr Zotit erdhëm ne dhe i hoqëm 9 hidrocentrale.

Nëse duam ta bëjmë Tropojës një vend turistik ku të vijnë jo kaq, por shumë më shumë duhet t’ia japim votën Rexhës. Nëse duan rrugë që t’i hanë qentë dhe të ecin mbrapa, le të votojnë ata”.

Duke folur koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Rama tha se Sali Berisha, ndonëse vazhdon fushatën me premtime për zgjedhësit, emri i tij nuk figuron në fletën e votimit.

“Del vërdallë në Shqipëri dhe thotë më jepni votën. Por kur të shkoni atje, Baca nuk është te fleta e votimit, është vetëm Like Floriri.

Unë besoj që këtu në këto zona nuk ka budallenj. Por, të mos shohësh që këtu nuk bëhet më fjalë i majtë apo i djathtë. Bëhet fjalë si do rrisim ekonominë, si do i rrisim fëmijët, si do i kthejmë këto bukuri në mrekulli. Në Valbonë të hante ujku para se të merrnim ne detyrën. Kam qenë vete në hotelet atje, i kam shijuar, nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra. Kur kishte borë, nuk kalohej më në ato zona, sot në dimër dhe verë, rruga është xixë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA