10 pako kanabis me peshë totale prej 104 kilogramësh janë sekuestruar mbrëmjen e djshme nga policia në Vlorë.
Një 48-vjeçar e kishte fshehur drogën në bagazhin e mjetit të tij tip “Chrysler”, ku sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar në fshatin Novosel.
Gjatë kontrollit të automjetit “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.
Në prangat e policisë ra 48-vjeçari K.(N.). S., banues në Vlorë, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel