Cilat janë vrasjet masive më të tmerrshme në histori të kryera nga të miturit

04/05/2023 11:29

13-vjeçari Kosta Keçmanoviç, i cili mëngjesin e një dite më parë vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd është cilësuar si një ndër vrasësit më mizorë në histori.

Sipas medias së huaj, në mesin e të gjithë vrasësve masivë në botë nën moshën 14-vjeçare, që në Serbi është kufiri ligjor nën të cilin një fëmijë nuk mund të jetë penalisht përgjegjës për një krim pavarësisht nga numri i viktimave, askush nuk ka vrarë aq viktima sa 13-vjeçari.

Deri më tani, në listën e fëmijëve të vrasësve masivë nën moshën 14-vjeçare ishin vetëm tre emra, të cilët lanë pas të paktën katër viktima.

Në vitin 2019, Kyle Alwood vrau pesë anëtarë të familjes së tij kur i vuri zjarrin një shtëpie në Illinois të SHBA-së. Në atë kohë ai ishte vetëm 9 vjeç.

Në vitin 1998, në shoqërinë e bashkëpunëtorit Mitchell Johnson 13 vjeç, Andrew Golden 11 vjeç, vrau katër studentë dhe një mësues në një shkollë të mesme në Arkansas dhe plagosi 10 të tjerë.

Braziliani Marcelo Eduardo Bovo 13 vjeç vrau katër persona në São Paulo në vitin 2013, pas së cilës kreu vetëvrasje.

Në këtë listë mund të jetë edhe gjermania Ida Schell 13 vjeç, e cila vrau gjashtë foshnja në Mynih në vitin 1907. Megjithatë, ajo vrau për një periudhë të gjatë kohore, kështu që ajo bie më shumë në kategorinë e vrasësve serialë, sesa të vrasësve në masë.

Krimi i fundit masiv i këtyre përmasave, që është kryer nga një i mitur gati në të njëjtën moshë me 13-vjeçarin, ka ndodhur 65 vjet më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1968, Caryl Ann Fugate, një vit më e madhe se  Keçmanoviç në kohën e krimit, vrau 11 persona me një 19-vjeçar Charles Starkweather. Pas arrestimit, ajo u bë vajza më e re në historinë e SHBA-së që u gjykua dhe u dënua për formën më të rëndë të vrasjes. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm, por u lirua me kusht në vitin 1976.

Rasti më i rëndë i një vrasjeje masive nga një i mitur në historinë njerëzore

Nëse merren parasysh edhe vrasës të tjerë masivë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, është rasti i Tim Kreçmer 17 vjeç në vitin 2009, kur të shtënat në një shkollë të mesme në Gjermani përfunduan me 16 viktima. Sulmuesi Kretschmer në fund vrau veten.

Një prej rasteve më të rënda është edhe ai në Columbine të Kolorados në vititn 1999, ku dy 18-vjeçarë vranë 12 nxënës dhe një mësues.

Një rast tjetër, por në kategorinë e vrasësve serialë ishte Juan Fernando Hermosa Suarez nga Ekuadori, i njohur si Niño del Terror. Në moshën 15-vjeçare, Suarez themeloi një bandë që në vetëm katër muaj vrau 8 taksistë, 11 persona homoseksualë, një shofer kamioni, të njohurin e tij dhe dy viktima të tjera, gjithsej 22 persona.

Jeffrey James Wise 16 vjeç ishte një student në Red Lake High School në Minesota, SHBA. Në vitin 2005, ai vrau gjyshin dhe shokun e gjyshit të tij, përpara se të shkonte në shkollën e mesme dhe të vriste shtatë persona të tjerë, gjithsej nëntë. Ai vrau veten pas krimit.

Eric Borrell 16 vjeç ishte një nxënës i shkollës së mesme që vrau familjen e tij në vitin 1999 dhe më pas 12 persona të tjerë në një fshat në Francë. Ai la pas vetes gjithsej 15 viktima. Pas krimit vrau edhe veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA