Braziliani ‘zhgënjyes’ i PSG kërcënohet në shtëpi nga tifozët (fotot)

04/05/2023 18:40

Futbollisti i kampionëve të Francës, PSG Neymar Jr. i cili prej një dëmtimi qëndron jashtë fushave deri në fund të sezonit, është bërë mbrëmë objektiv i kërcënimeve e ofendimve të tifozëve parizienë.

Dhjetra të rinj u mblodhën mbrëmë para shtëpisë së sulmuesit brazilian duke brohoritur ofendime mes të cilave “Neymar, zhduku!” thanë burimet e rrjetit vendas AFP.

Pas incidentit, klubi i tij Paris Saint-Germain ka urdhëruar shtim të sigurisë në ambjentet e klubit si dhe në shtëpitë e yjeve ndërkombëtarë Lionel Messi e Neymar pas protestave të fansave për performancat.

Qindra tifozë të PSG u mblodhën dje edhe para qendrës stërvitore me fishekzjarrë dhe brohorima agresive, duke shënjestruar futbollistë si Messi, Neymar dhe mesfushorin italian Marco Verratti.

Më pas ata kishin marshuar drejt shtëpisë së Neymar në një zonë luksoze të Parisit për të vijuar brohorimat e tyre.

“Paris Saint-Germain dënon fuqimisht veprimet ofenduese të një grupi të vogël individësh. Cilatdo që të jenë ndryshimet e opinioneve, kjo sjellje nuk justifikohet”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Neymar është goditur nga disa dëmtime këtë vit që e kanë lënë jashtë fushe, por në një postim në rrjetet sociale ai tregohej i distancuar nga zhvillimet, duke shkruar: “Mos i lër njerëzit të të marrin në stuhinë e tyre. Futi ata në paqen tënde.”

FOTO GALERI
3/5
Qindra tifozë të PSG u mblodhën dje edhe para qendrës stërvitore me fishekzjarrë dhe brohorima agresive, duke shënjestruar futbollistë si Messi, Neymar dhe mesfushorin italian Marco Verratti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA