Delvina dikur një qendër e rëndësishme tregtare dhe administrative sot është duke u tkurrur dhe izoluar.
Çdo vit nga qyteza largohen drejt qyteteve të tjera apo jashtë vendit të paktën 30 familje. Ndërsa 20 biznese u mbyllën gjatë vitit të fundit 230 biznese aktive në të gjithë bashkinë përfaqësojnë kryesisht njësi të vogla shitjeje për mallra dhe ushqime dhe kafene. Harizi, shitës mishi thotë se nuk ka shitur asgjë përgjatë 15 ditëve të fundit.
Shumë biznese dhe qytetarë janë duke e ndjerë tkurrjen e popullsisë dhe rënien e fuqisë blerëse si dhe distancën ms tregun.
Bashkia e Delvinës ka kryer investime minimale gjatë vitit 2022. Mosrealizimi i të ardhurave ka cenuar sektorët e shërbimeve , mirëmbajtjes, si dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve. Shumica e të ardhurave realizohet nga taksat mbi tokën bujqësore por 50% e fermerëve kanë detyrimeve të mbartura shumëvjeçare.
Nga ana e saj bashkia është duke paguar debi të prapambetura të viteve të kaluara ndaj të tretëve ku debia më e lartë është ndaj OSHE. Pezullimi i lejeve të ndërtimit dhe rënia e të ardhurave prej emigracionit shënuan pikënisjen e rënies së ekonomisë vite më parë.
Top Channel