Një ditë përpara seancës gjyqësore të ekstradimit në Londër të një shqiptari dhe tre anglezëve shtohet interesi palës angleze për hetimet në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Dy përfaqësues të një agjencie ligj zbatuese angleze qëndruan në Lezhë për disa orë, me një mision fakt-mbledhës fillimisht ne prokurorinë e Lezhës.
Gazetarët e Top Channel Brixhida Deda dhe Muhamed Veliu të cilët po ndjekin këtë zhvillim raportojnë se, dy zyrtarët anglez një grua dhe një burrë, besohet të jenë nga Agjencia Britanike Kundra Krimit të organizuar NCA njohur si FBI-ja angleze.
Prej krijimin të kësaj agjencie në vitin 2013, disa oficerë të saj janë stacionuar në Tiranë.
“Kjo është një procedurë standarte mbledhje informacioni sa herë një shtet kërkon të ekstradoje shtetas britanik” raporton gazetari Muhamed Veliu i cili theksoi se NCA në Angli me kërkesë të Policisë së Shtetit
po kryen hetime mbështetëse, në lidhje me personat e dyshuar si financues të vrasjes të Ardian Nikulajt më 19 Prill 2023.
Menjëherë pasi gjykata e Lezhës lëshoi fletë arrestet për grupin e 6 personave të përfshirë në këtë vrasje, skuadra kombëtare e ekstradimeve në NCA (National Extradition Unit) u hodh në veprim duke kryer në kohë rekord arrestimin në Birmingham të Edmond Haxhisë.
Ndërsa në Bristol do të arrestonin për llogari të Shqipërisë Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.
Ndërsa në arrati ndodhen Harry Simpson bashkë me Ruben Saraiva.
Të katër të arrestuarit e deritanishëm, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, do të dalin për herë të dytë, përpara gjykatës në Londër të Premten.
Një ditë më parë Top Channel raportoi se Dosja “Nikulaj” me 300 faqe përkthyer në kohë rekord nga Ministria e Drejtësisë, bashkë me një letër garanci për një gjyq të drejtë, firmosur nga ministri Ulsi Manja, i ka mbërritur gjykatës në Londër.
Top Channel