Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Mësohet se një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.

Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Nga pamjet e kamerave te sigurisë të një biznesi aty pranë duket qartë që makina ka qenë me shpejtësi të madhe.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA