Një vajzë 16-vejçare raportohej sot se ka vdekur në Itali kur i ra celulari në vaskë teksa fliste më një shoqen e saj.
Vajza tragjike e emëruar nga mediat si Maria Antonietta Cutillo besohet se lëshoi padashje në ujë celularin teksa po karikohej, në shtëpinë e prindërve të saj në Montefalcione, Avellino.
Mediat thonin se prindërit e saj nuk ndodheshin në shtëpi në kohën e ngjarjes dhe shërbimet e emergjencës u thirrën nga shoqja e shqetësuar e Cutillo, por tragjikisht u kuptua se e reja kishte vdekur nga qarku i shkurtër i rrymës elektrike.
Trupi i saj u dërgua në spitalin Moscati në Avellino për autopsinë.
Burimet thonin se babai i Cutillo njihet në qendrën rajonale të Irpinia, pasi zotëron një dyqan kasapësh.
Kjo nuk është hera e parë që të mitur vdesin nga rryma e celularëve të tyre në vaskën e banjës. Një rast thuajse i njëjtë ndodhi në vitin 2020 në Francë kur një vajzë shkolle vdiq teksa karikonte celularin e saj para se t’i binte në ujin e vaskës.
15-vjeçarja e identifikuar si Tiffenn, humbi jetën në shtëpinë e saj në Marseille.
Po ashtu në vitin 2019, një 13-vjeçare në Amsterdam u vra nga rryma elektrike kur celulari në karikim i ra në ujin e vaskës.
Top Channel