Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç ka lajmëruar se Serbia do të shpallë tri ditë zie pas masakrës me nëntë të vrarë në një shkollë fillore.

Ai tha se qeveria shpalli zi tre-ditore në të gjithë Serbinë duke filluar nga e premtja e 5 majit deri më 7 maj.

Në konferencën për shtyp pas ngjarjes së rëndë së shkaktuar nga një 14-vjeçar, Ružić shprehu keqardhje për jetët e humbura dhe tha se është “e paimagjinueshme kur e sheh skenën e incidentit, çfarë mund të kenë kaluar fëmijët”.

Mësimi sot do të ndërpritet, ndërsa nesër do të fillojë me një minutë heshtje, thotë ai.

Policia ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar në shkollën Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit në lidhje me sulmin e mëngjesit të sotëm, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja i sigurisë.

I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij. Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA