Ronaldo kthen skandalin e dikurshëm të Teas në “Për’puthen”, reagon Olsa: E kam falur…

03/05/2023 10:56

Ronaldo Sharka ka rikthyer në “Fun Club”, skandalin e Teas në “Për’puthen”, ku i kërkon llogari se si mbrojti këtë program, ndërkohë që para dy vitesh, ajo ka hedhur shumë akuza ndaj Olsa Muhametit.

Olsa ka reaguar dhe ka thënë që e ka falur Tean për këtë gjë, siç ka falur dhe shumë të tjerë, dhe me të drejtë e mbrojti Për’puthen” sepse nga ai program ka dalë dhe ia ka ndryshuar jetën.

Ronaldo Sharka: Sa mendon se Tea ka ndryshuar, se në programin e fundit, ku Kiara pati përplasje me opinionistët, Tea doli me shpatë në dorë duke mbrojtur “Për’puthen”, ndërsa para dy vitesh, kur plasi skandali i Teas, ishte pikërisht Tea me flokët bionde që thoshte ‘ti moj Olsa më ke bërë këtë, ke detyruar atë’. Nuk e kuptoj këtë hipokrizinë e Teas.

Olsa: Nuk mendoj që është hipokrizi.

Ronaldo Sharka: Ajo para dy vitesh ka dalë dhe çfarë nuk ka thënë për ty.

Olsa Muhameti: E vërtetë është dhe unë e kam falur për atë që ka bërë dhe jo vetëm Tean.

Ronaldo Sharka: Unë nuk e kuptoj këtë gocën këtu mbrapa që doli atë natë me shpatë të madhe, mua më duket hipokrizi.

Olsa Muhameti: Po do dalë, do mbrojë programin se nga ai program ka ardhur dhe i ka ndryshuar jetën deri diku dhe ka ardhur në “Big Brother”.

Tea: Unë nuk dola për të mbrojtur vetëm përputhen si program, por për të kundërshtuar atë mentalitet hipokrit dhe atë deklaratë hipokrite që Luizi kishte thënë. Paralelizova situatën e Efit me situatën e Kiarës dhe Luizit, që për mua është e njëjta, është një histori dashurie, ose një kërkim historie dashurie si në rastin e Efit, në një televizion.

Ronaldo: A u tregove një super hipokrite atë prime duke mbrojtur “Për’puthen”, ndërkohë që para dy vitesh çfarë nuk ke thënë për “Përputhen” dhe Olta Muhametin, një milion akuza?

Tea: S’ka lidhje, mbrojta personazhin, Efin. E dyta, unë e kam patur personale me Olsën dhe Olsa këtë gjë e di.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA