Bota duhet të përgatitet për një të nxehtë rekord, paralajmëron agjencia meteorologjike e OKB-së, sipas të cilës janë rritur ndjeshëm shanset që fenomeni i motit El Ninjo, të zhvillohet muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale.
Me përllogaritjet e reja, Organizata Botërore Meteorologjike tani vlerëson se gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut janë 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit, 80 për qind.
“El Nino ka shumë mundësi të rikthehet këtë vit. Gjasat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka për t`i ndryshuar tendencat e motit në të gjithë planetin”, u shpreh kreu WMO Moufoma Okia.
El Ninjo shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me ekstreme si thatësira në disa pjesë të saj, dhe shira të rrëmbyer në zona të tjera. Që nga 2020-ta, globi ishte goditur nga ajo që quhet e kundërta e tij, La Ninja e ftohtë dhe jashtëzakonisht e gjatë, e cila këtë vit sidoqoftë ka përfunduar më herët këtë vit, duke i hapur rrugën kushteve aktuale neutrale.
Pavarësisht efektit të saj ftohës, sipas OKB-së këto tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë dhe pa La Ninjën e cila ka frenuar përkohësisht rritjen globale të temperaturave, situata mund të kishte qenë akoma edhe më keq sipas ekspertëve. Deri tani nuk ka të dhëna për fuqinë apo kohëzgjatjen e El Ninos që po afrohet.
Top Channel