Mjekët presin të marrin pagat e muajit e muajit prill me rritjen që u premtoi kryeministri Edi Rama në vlerën 50 mijë lekë të reja shtesë për mjekët specialistë.

Por ndër rradhët e mjekëve të familjes që ofrojnë shërbim shëndetësor në sistemin parësor kanë lindur pakënaqësi pasi mjekët e familjes të cilët  kishin diplomë specializimi ishin përgatitur të merrnin këtë muaj premtimin e bërë, madje në një vendim të datës 20 prill  ata do të përfitonin 45 mijë lekë të reja shtesë në pagën e tyre pasi do të trajtoheshin si të gjithë mjekët specialistë .

Janë gjithsej 90 mjekë familje me diplomë specializimi  në të gjithë sistemin shëndetësor parësor. Por për të balancuar pakënaqësitë me pjesën tjetër të mjekëve të familjes të cilët nuk kanë diplomë specializimi por kanë nga 10 deri në 30 vite punë që e ofrojnë këtë shërbim  dhe që kërcënuan se do të protestonin Ministria e Shëndetësisë u tërhoq duke i njoftuar gjatë ditëve të pushimit që të mos bënin asnjë veprim në bankë për të kaluar pagat e mjekeve .

Këtë të martë u ka mbërritur një tjetër udhëzim  nga Ministria e Shëndetësisë ku sqarohet se mjekët e familjes me diplomë specializimi që kanë kryer po aq vite  shkollë sa një mjek kardiolog apo gjinekolog, do të paguhen me vetëm 15 mijë lekë të reja shtesë . Kjo ka rritur pakënaqësitë  ndër radhët e mjekëve  të cilët i thanë i Top Channel se do t’i drejtohen gjykatës administrative, pasi Ministria e Shëndetësisë ka kryer shkelej ligjore.

Mjekët e përgjithshëm do të përfitojnë vetëm 7% të pagës . Ky diferencim ka krijuar pakënaqësi  për të gjithë mjekët e familjes  në sistemin parësor shëndetësor të cilët mbajnë peshën kryesore të sëmundshmërisë në vend .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA