Kush e ndihmoi George W. Bush të fitonte zgjedhjet në vitin 2000? Dokumentet e reja zbardhin pjesë të ngjarjes

03/05/2023 21:23

Të dhënat nga periudha e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet e vitit 2000 u gjetën në dosjet e sapo hapura të gjyqtarit të ndjerë John Paul Stevens. Ato zbulojnë për herë të parë rastin – Bush kundër Gore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu tension midis nëntë gjyqtarëve, të cilëve iu kërkua të vendosnin për zgjedhjet presidenciale në një afat të shkurtër, raporton cnn.

Dokumentet e Gjykatës së Lartë të publikuara të martën tregojnë se gjyqtarja tani në pension, Sandra Day O’Connor, atëherë gruaja e parë e Gjykatës së Lartë, siguroi një kornizë të hershme që drejtoi rezultatin e mosmarrëveshjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000 dhe siguroi që George W. Bush të fitonte zgjedhjet kundër Alo Gore.

Dorë e fortë e O’Connor-it, e cila ishte në qendër të ideologjisë së gjykatës në atë kohë, nuk është befasi. O’Connor ishte e njohur edhe për faktin se kishte tentuar të largohet para diskutimit, dhe letërkëmbimi i saj i katër faqesh u shpërnda tek kolegët edhe para se diskutimet zyrtare të fillonin. Lëvizja e saj ndoshta siguroi që ajo dhe Kennedy të kishin ndikimin më të madh në mendimin përfundimtar “per curiam”, i cili u votua prej pesë gjyqtarëve.

Vendimi përfundimtar 5-4 ndaloi numërimin e përsëritur të votave në qarkun e rëndësishëm të Floridas dhe i dha fitoren Bushit, guvernatorit të Teksasit, kundër zëvendëspresidentit të atëhershëm amerikan, Gore.

Pesë gjyqtarë konservatorë (O’Connor, Kennedy, Rehnquist, Antonin Scalia dhe Clarence Thomas) qëndruan në anën e Bushit. Katër gjyqtarë liberalë (Stevens, David Souter, Ruth Bader Ginsburg dhe Stephen Breyer) ranë dakord me Gore dhe kundërshtuan me zemërim.

Vendimet e gjykatës reflektojnë ndarjet e thella në qark pas zgjedhjeve që qëndruan për javë të tëra aq të ngushta sa që nuk mund të shpallen dhe që vazhdojnë të ndjekin garat presidenciale. Vendimi ka mbetur si një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pavarësisë së nderuar dhe statusit institucional të gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA