Ngadalësimi i inflacionit, ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve për produktet energjetike i ka mbajtur normat e interesit të pandryshuara nga Banka e Shqipërisë në nivelin 3%.
Për kredimarrësit ky është një moment frymëmarrje, por rritja e pagave në vend dhe e kërkesës nga qytetarët për mallra e shërbime po sjell një presion të brendshëm për rritjen e çmimeve
“Në periudhat e ardhshme mund të kemi nevojë për të bërë një ndërhyrje në normalizimin e politikës monetare. Ne po e mbajmë situatën në vëzhgim. Sipas parashikimeve tona inflacioni do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të 2024-ës.”- tha Sejko.
Guvernatori Sejko dha një koment edhe për zhvlerësimin e fortë të euros, ndërsa premtoi ndihmë për kompanitë eksportuese
“Janë prurje reale valutore në tregun tonë. Nuk do të ndërhyjmë në treg, sepse krijojmë një precedent të rrezikshëm. Kompanitë eksportuese nga krahu tjetër do t’i ndihmojmë me ekspertizën tonë që të nënshkruajnë kontrata me kurse fikse të këmbimit si dhe do t’i trajnojmë që të përballen më mirë me rreziqet që vijnë nga kursi.”-tha Sejko.
Ekonomia shqiptare nuk është pranë një rreziku recesioni si shumë homologe evropiane, por do të ketë një rritje me 2.6% sipas parashikimeve të institucioneve.
Top Channel