Manchester United dhe Tottenham synojnë të firmosin me Lautaro Martinez. Por, sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Interi.
25-vjeçari është autor i 21 golave dhe 8 asisteve me skuadrën e Simone Inzaghit gjatë këtij sezoni. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me zikaltrit.
“Djajtë e Kuq” kanë gati 80 milionë euro për kartonin e kampionit të botës, por oferta nuk do të pranohet nga Interi.
Shtypi italian shkruan se një ndërmjetës ka kontaktuar drejtuesit e Interit pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, duke i shprehur interesimin e United dhe Tottenham.
“Lautaron nuk e shesim, ai është qendra e projektit tonë”, ishte përgjigja e prerë e drejtuesve të klubit italian.
Nëse skuadra e Inzaghit nuk ia del të sigurojë kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm, në merkato do të përfundojnë emra si Brozovic, Dumfries dhe Onana. Por jo Lautaro Martinez.
Top Channel