Posteri elektoral i Belind Këlliçit rrezikon të zhduket nga rrugët e kryeqytetit, por jo për shkak të mesazhin që ai përcjell. Komisioneri Ilirjan Celibashi udhëroi që të gjithë posterat të cilët nuk kanë të përcaktuar përkatësinë partiake të hiqen.

Urdhri i Komisionerit, Ilirjan Celibashi parashikon që Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake të zhdukin nga rrugët e kryeqytetit materialet propagandistike të cilat nuk  respektojnë  përcaktimet e Kodit Zgjedhor, duke i lënë si afat 48 orë  për heqjen e tyre.

Nga një vëzhgim i bërë me kamerat e Top Channel, Partia Socialiste ka nxituar t’i ndryshojë para këtij urdhri posterat e saj, ku Edi Rama shfaqet i buzëqeshur dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta kokë ulur, ndërsa krahas logos së Partisë Socialiste siç e kërkon ligji zgjedhor shfaqet edhe kandidati i tij për Tiranën Erion Veliaj dhe kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këllçi.

Posterat e këtij të fundit rrezikojnë të hiqen nga rrugët e Tiranës pasi janë të vetmet që preken nga urdhri i Celibashit sepse në to mungon elementi i autorësinë  partiake.

Administrata e KQZ: Asnjë prej posterave nuk ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor. Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju thamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim.

Celibashi: Urdhërojmë heqjen e të gjithave.

Celibashi: I kërkojmë policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, t’i heqë menjëherë, në të gjitha bashkitë e vendit drejtuesit e policive të na raportojnë deri të premten në orën 24:00 mbi këtë detyrë.

“Urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të ….” (vijon emri i subjektit zgjedhor). Urdhërojmë Policitë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për t’i hequr MENJËHERË këto materiale. Kjo vlen për të 61 bashkitë dhe për të gjitha subjektët zgjedhore. Deri në orën 24:00, të ditës së premte, datë 05.05.2023 duhet të marrim informacion nga drejtuesit e policive bashkiake dhe të policisë së shtetit në lidhje me zbatimin e këtij vendimi“, shkroi Celibashi në rrjete sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA