Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Begaj takim me gazetarët e rinj

03/05/2023 14:37

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi takim me një grup gazetarësh të rinj në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit.

“Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit me një grup gazetarësh të rinj në Shqipëri. Media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvēndësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente. Asnjë media, apo punonjës i saj nuk duhet të ndiehet e shantazhuar apo e kërcënuar për shkak të kryerjes së këtij misioni. Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore”, sipas Begajt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA