Berisha: Përshëndes NATO-n, reagimi për kërkesën për rishikim të projektit të portit të Durrësit

03/05/2023 15:22

Sali Berisha përshëndeti kërkesën e NATO-s për rishikimin  e Masterplanit të portit të ri të Durrësit, me pretendimin se projekti nuk ishte në përputhje me kapacitetet e Aleancës për ankorimin e mjeteve detare dhe sheshet në shërbim për forcat e armatosura.

Berisha: Sot jam këtu për të falënderuar me mirënjohje Aleancën e Atlantikut të Veriut e cila hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë, dhe për ta ndërthurur atë në aferën megakorruptive të portit të Durrësit Rama-Alabar. Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe Presidentit me një agjendë Porto Romanon, dhe mbështetjen nga NATO për mbylljen e portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klanit më të rrezikshëm në Europë dhe miliarderit të Emirateve Alabar janë një histori e turpshme, për të mbuluar vjedhjen e madhe.

Sali Berisha është i bindur se pas  projektit  fshihen interesa mafizëve që cenojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë por edhe të vetë Aleancës.

Berisha: Në çdo vend në këtë situatë, kreu i shtetit do të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë në mënyrë palcore sigurinë e Shqipërisë, por edhe të NATO-s për aq sa porti i Shqipërisë ka rëndësi strategjike për aleancën.

Berisha paralajmëroi se me nisjen e sesionit parlamentar, projekti i portit të Durrësit do të jetë kauza kryesore e aksionit opozitar në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA