Kandidati për Kryetarë Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi teksa ishte i ftuar në “Top Story” u përball me pyetje përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Në një bisedë të zhvilluar me moderatoren Grida Duma, ai zbuloi disa detaje më tepër nga marrëdhënia me politikanët.

Këlliçi u pyet në lidhje me epitetin që i është vendosur nga kryeministri Rama, i cili e ka quajtur “dhëndër” i Partisë Socialiste.

Grida Duma: Ata thonë ky është i joni

Belind Këlliçi: Nuk ka lidhje. Një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime është Ana Shkreli. E them me forcë dhe nuk e kam mohuar kurrë dhe vazhdoj ta kem në krahë.

Kandidati foli edhe për situatat me Ilir Metën, ndërsa u shpreh se kanë një marrëdhënie strikte bashkëpunimi.

“Një marrëdhënie strikte dhe korrekte bashkëpunimi. Është pjesë e rëndësishme e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nuk kam raportuar në atë kohë. Ka pasur një incident dhe mora një mesazh nga Ilir Meta në kohën kur ishte president, dhe më ka thënë që duhet të kem kujdes ndaj provokimeve. E kam falenderuar, vetëm kaq”, tha ai.

Këlliçi  deklaroi se nuk ndjehet aspak populist, por thjesht është realist në lidhje me reagimet.

“Mund të mos bie dakord, por nuk mund ta mohoj që Kalaja e Tiranës ka qenë një projekt i udhëhequr nga ai. Pas marrjes së detyrës nga Rama u pezulluar puna. Unë jam duke thënë se çfarë ndodhi në 2013. Rama e ka thënë të vetën. Ka mjaftueshëm buxhetin Tirana për të bërë një punë të mirë. Në kohën e Bashës buxheti ka qenë shumë më i vogël. Nuk ndjehem populist, në këto reagime jam realist”, u shpreh kandidati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA