Dy adoleshentë janë vënë në pranga në Fier pasi shisnin lënë narkotike kanabis, në doza.

Të rinjtë, 18 vjeçari M. B., dhe 17 vjeçari S.Y., bashkëpunonin për shitjen në doza të kanabisit, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.

Nga kontrollet e Policisë, përveç një sasie lënde narkotike, atyre iu gjetën fishekë luftrak, shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier , për veprime të mëtejshme.

“Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sheqi”. Bashkëpunëtorë për shitjen në doza, të lëndës narkotike kanabis, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sheqi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit M. B., 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se 2 të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier , për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak””, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA