Ndërtimi i portit të ri konsiderohet nga socialistët si karta më e fortë elektorale në Bashkinë e Durrësit, por për kundërshtarin demokrat ky është projekti që do fundosë të majtët në zgjedhjet e 14 majit.
“Regjimi i Ramës dallon nga regjimi i Putin. Vladimir Putin i kontrollon vetë oligarkët, Edi Ramën e kontrollojnë oligarkët. Për oligarkët e vet Rama bën ligje të posaçme, porti i Durrësit miraton projekte madhore, porti Durrësit i konsideroj investitorë strategjik në portin e Durrësit, por të gjithë e dimë që aty fshihen vetëm interesat korruptive të një grushti njerëzish. E pra, ky është një regjim“, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj e akuzoi Edi Ramën jo vetëm për lidhje me oligarkët por edhe për mbrojtje të Sali Berishës të shpallur non-grata nga amerikanët.
“Aleatët perëndimor kanë shpallur zyrtarisht non-grata sipas llogarive të mia, se mund të jenë edhe më shumë, 6 qytetarë shqiptarë, njëri është në Durrës, Vangjush Dako, dhe tjetri është në Tiranë, ish-kryetarin historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën. I kanë shpallur non-grata me akuza të qarta, por askush nuk i prek, drejtësia nuk merret me to dhe a e dini përse, ka vetëm një shpjegim sepse i mbron Edi Rama. Shqiptarët masivisht janë kundër Berishizmit dhe kërkojnë euroatlantizmin. Shqiptarët nuk e duan Ramen po aq me pak Berishën dhe Metën”, shtoi Alibeaj.
Durrësi është një ndër Bashkitë e mëdha, ku Partia Demokratike nuk ka kandidat për kryetar Bashkie, duke synuar përfaqësim vetëm për këshillat bashkiak.
Top Channel