Vrasje me armë zjarri në Shkodër/ Autori ekzekuton në banesë 51-vjeçarin, ishte kthyer nga Anglia para një muaji

02/05/2023 13:00

Një 51-vjeçar mbeti i vdekur në vend, pasi u qëllua me armë zjarri në banesën e tij në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.

Autori, ende i paidentifikuar, është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e Petrit Vuksanit dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Viktima ishte i vetëm në banesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa autori është arratisur në drejtim të paditur.

Sipas informacioneve, 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia prej një muaji, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Vuksani jetonte kryesisht në emigrim në Itali dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, Dukagjin.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Lekë Vuksanin si autorin e dyshuar të vrasjes.

Ky i fundit, i ka lëshuar më herët shtëpinë me qira autorit dhe kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.

Pavarësisht se kanë mbiemra të njëjtë, ata nuk kanë lidhje familjare, ndërsa janë të dy nga Dukagjini. Policia ndodhet në vendngjarje dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.

Viktima Petrit Vuksani

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia e Shkodrës.

Shkodër/Informacion shtesë

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA