Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një ministër të qeverisë të cilin ai ruante.
Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës.
Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë përplasje paraprake mes ushtarit dhe kolonelit Engola. Ushtari, ende i paidentifikuar zyrtarisht, më pas qëlloi veten për vdekje.
Para se t’ia kthente armën vetes, disa dëshmitarë okularë thanë se ushtari ecte nëpër lagje duke qëlluar në ajër.
Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Kryetari i parlamentit të Ugandës konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.
Top Channel