U vra në banesën e tij në Shkodër, del fotoja e viktimës, Petrit Vuksani
02/05/2023 13:02
Personi në foto është Petrit Vuksani, 51-vjeçari i cili mbeti i vrarë mesditën e sotme në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar.
Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.
Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Lekë Vuksani, i cili ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm.
Pasi e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, është larguar në drejtim të paditur.
Në të gjithë zonën përreth janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Top Channel