Në Panairin e Aftësive që u zhvillua së fundi në Tiranë u evidentua se sektori i turizmit ka nevojë për gati 100 mijë punonjës.

Ndërkohë që në vendin tonë është i fortë mentaliteti se shkollat profesionale janë zgjedhje nga halli dhe se një nxënës pasi mbaron 9-vjeçare duhet të shkojë në gjimnaz.

“Arsimi Profesional fatkeqësisht vazhdon ende të quhet arsim i dorës së dytë. Në arsimin profesional në Shqipëri ka vetëm 18% të nxënësve që mbarojnë 9-vjeçaren dhe zgjedhin arsimin profesional. 80% e nxënësve zgjedhin arsimin e mesëm të përgjithshëm. Kjo është shifra më e ulët në Europë dhe në Ballkan. Ne kemi vende të Ballkanit si Serbia, Kroacia, madje edhe Kosova e ka më të lartë se Shqipëria frekuentimin e arsimit profesional.

Në vendin tonë janë 34 shkolla të mesme profesionale publike, por numrat e regjistrimeve dhe diplomimeve janë shumë të ulëta në krahasim me kërkesat që kanë jo vetëm bizneset në Tiranë, ku ka më shumë shkolla profesionale, por edhe bizneset rajonale. Mund të përmend Vlorën këtu, që vërtet ka një shkollë të Hoteleri-Turizmit, apo “Shkolla Tregtare”, që ka degët Ekonomik dhe Hoteleri-Turizëm. Në këtë shkollë regjistrohen diku tek 100 nxënës në një vit shkollor dhe diplomohen rreth 50 nxënës, të cilët nuk I shërbejnë dot as edhe një hoteli apo restoranti të madh në Vlorë, sepse nevojat për këto shërbime gjatë periudhës së verës janë të jashtëzakonshme.

Për t’i tërhequr nxënësit të ndjekin një shkollë profesionale dhe të marrin një zanat duhet që arsimi profesional të jetë në dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset që këto nevoja të plotësohen ashtu siç duhet. Një panair në vit nuk mjafton, duhet të jetë një proces i vazhdueshëm”, tha Erka Çaro – Eksperte për Arsimin Profesional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA