Raporti për ecurinë e ekonomisë/ Parashikimi mbetet në 2.8%. Rënia e euros uli borxhin dhe çmimet

02/05/2023 15:14

Shqipëria pati rritjen e dyte më të lartë ekonomike në rajon vitin e kaluar, ndërsa në tremujorin e parë të 2023, të dhënat tregojnë se ekonomia po ecën ne drejtimin e duhur.

Në arkën e shtetit u mblodhën 11.7% më shumë të ardhura në tremujorin e pare të vitit ndërsa rënia e euros në kursin e këmbimit ka ulur në mënyrë të ndjeshme borxhin publik dhe çmimet sipas qeverisë.

Ka dikuar edhe kursi i këmbimit që ka pasur një vlerësim kundrejt euros, që është monedha kryesore e shkëmbimeve tregtare. Ka pasur ndikim në çmimet e importit dhe kanë peshën kryesore të inflacionit vendas. Në tremujorin e parë specifikisht të ardhurat kanë vijuar të rriten me ritme të përshpejtuar gjatë kësaj periudhe, në total 16.2 mld lekë, 11.7%, në krahasim me planin prej 3.67 mld.  Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik“- u shpreh ministrja.

Gjithashtu qeveria mund të ketë edhe një vendim për shkrirjen e bordit të hidrokarbureve.

“Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Po bëjmë të gjitha analizat që duhet, me qëllim që të shikojmë mundësinë për vijimin e ecurisë së këtij bordi. Mendoj që ka qenë një instrument që ka ruajtur mos rritjen dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve kur ka pasur luhatje të mëdha. Uroj që çmimet karburanteve të janë normalizuar, me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit dhe i përcaktimit të çmimet dhe të rikthehemi në normalitet në përcaktimin nga tregu”-shtoi ministrja.

Ndërkohë ligji i bllokuar në kuvend për ndryshimin e pagave të punonjësve në administratën publike pritet të shtyhet me një muaj, ndërsa rritja mund të vijë në pagën e qershorit.

Në e-Albania gjithashtu do të hapen dhe aplikimet për subvencionimin e bizneseve që kanë kosto të shtuara nga rritja e pagës minimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA