Edi Rama nga Kolonja u shfaq aspak i merakosur nga slogani i vjetër të cilin e ripërsërit  opozita, Rama IK.

“Ata sa më shumë vijën pas meje me dy gishta drejt meje “ik, ik”, aq më shumë ikin në drejtim të paditur se harrojnë rrugën dhe nuk dinë nga të kthehen, por kjo është një kosto që komunitetet nuk kanë pse e paguajnë, nuk ka pse një familje e cila ka prejardhjen, nuk e di, nga ato që quhen familje të djathta apo ka anëtarë të vetët familja që janë të fiksuar që “jam i djathtë”, në fund të ditës kjo familje në 14 maj, me ata anëtarë që kanë të drejtë vote, do të shkojë të vendosë kë do marrin në punë që të na shërbejë në 4 vitet e ardhshme, nuk do shkojë të bëj luftën finale vendimtare mbi dhe kush jam unë e kush jemi ne.”- tha Rama.

Kryesocialisti bëri këtë koment për Ilir Metën i pozicionuar  në këto zgjedhje në të njëjtën llogore me Sali Berishën .

“Bashkë me Like floririn, se është dhe Likja, që nuk lamë dy gurë bashkë që ta sillnim në rrugë të mbarë. Nuk vjen në rrugë të mbarë, nuk bëhet. Nuk lamë dy gurë bashkë që ta bëjmë Liken të sillet mirë; ka bërë çka bërë, të sillet mirë, të futet në rrugën e duhur. Jo mo, nuk ka, po nuk ktheu mbrapsht, nuk jeton dot. Epo atëherë, në rregull, punë e tij, të jenë mirë me shëndet, nuk i duam asnjë gjë të keqe por të lënë rehat këtë milet dhe ta lënë rehat Shqipërinë në rrugën e vet se e rrokanisën me lloj lloj budallëqesh, me lloj-lloj poshtërsish e me lloj-lloj pisllëqesh.”– tha Rama.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA